Sport

Rashford bën pilotin e Formula 1 në rrugë, policia e dërgon në gjykatë

Kohët janë të vështira për sulmuesin e Manchester United, i cili nuk është përzgjedhur për në Euro nga Gareth Southgate.

8 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
Rashford bën pilotin e Formula 1 në rrugë, policia e dërgon

ANGLI - Viktimë e një sezoni shumë të komplikuar, pavarësisht fitores në finalen e FA Cup dy javë më parë kundër Manchester Cityt, Marcus Rashford nuk sheh se gjërat po përmirësohen.

I mënjanuar nga Gareth Southgate, numri 10 i ‘Djajve të Kuq’ nuk do të luajë në Euron e ardhshme në Gjermani. Një goditje e rëndë për atë që eci mbi ujë vitin e kaluar gjatë sezonit të parë të Erik ten Hag. Por më keq, ai ka spikatur në rubrikën e lajmeve orët e fundit. 

Policia ndëshkon Rashford për shpejtësi!

Siç raporton “The Sun”, anglezi u kap me shpejtësi në timonin e Rolls-Royce-it të tij me vlerë më shumë se 650.000 euro. Ai ishte duke ecur mbi 70 mph mbi kufirin e shpejtësisë, ndërsa udhëtonte në M60 në Cullinan Blue Shadow.

Ndërsa e pranoi gabimin e tij, Rashford do të dënohet në Gjykatën e Magjistraturës së Mançesterit dhe Salfordit më 27 shtator. Pak muaj më parë, Rashford tashmë ishte përplasur me një automjet tjetër teksa drejtonte një tjetër Rolls-Royce. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll