Sport

Deschamps zyrtarizon Francën e 'Euro2024'

Trajneri i skuadrës franceze Didier Deschamps, nuk ka frikë nga forma e dobët e disa prej lojtarëve të tij

8 Qershor 2024, 12:03 Nga DOSJA

FRANCE - Më pak se një javë para fillimit të ‘Euro 2024’ (14 qershor-14 korrik), skuadra e Francës do të përballet me Kanadanë të dielën në mbrëmje në Bordo (21:15) në një ndeshje përgatitore.

Ndërkohë, trajneri Didier Deschamps ka publikuar lista zyrtare të 25 Bluve për “Euro 2024”, të dërguar në UEFA të premten.

Nëse trajnerët e tjerë kanë bërë rregullime në listën e tyre përfundimtare, Didier Deschamps nuk i ka prishur planet e tij. Çuditërisht, është e njëjta gjë me atë të komunikuar më parë.

Deschamps zyrtarizon Francën e 'Euro2024'
Fotoja zyrtare e skuadrës së Francës për Euro 2024

Ja kombëtarja e Francës për ‘Euro 2024’:

Portierë: Mike Maignan (AC Milan), Brice Samba (Lens), Alphonse Areola (West Ham).

Mbrojtës: Theo Hernandez (AC Milan), Ferland Mendy (Real Madrid), Benjamin Pavard (Inter), Ibrahima Konaté (Liverpool), Jonathan Clauss (OM), Jules Koundé (FC Barcelona), William Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano (Bayern Munich).

Mesfushorë: Adrien Rabiot (Juventus), Antoine Griezmann (Atlético de Madrid), Aurélien Tchouameni (Real Madrid), Eduardo Camavinga ( Real Madrid), Warren Zaire-Emery (PSG), Youssouf Fofana (Monaco), N'Golo Kanté (Al-ittihad)

Sulmues: Bradley Barcola (PSG), Kingsley Coman (Bayern Munich), Kylian Mbappé (PSG), Marcus Thuram (Inter), Olivier Giroud (AC Milan), Ousmane Dembélé (PSG), Randal Kolo Muani (PSG).

Deschamps zyrtarizon Francën e 'Euro2024'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll