Sport

Gundogan: "Dua të bëhem trajner. Xabi Alonso? Ai shikonte Guardiolën te City..."

“Do të doja të ndiqja një rrugë të ngjashme me atë të Xabi Alonso te Leverkusen"

8 Qershor 2024, 08:22 Nga DOSJA
Gundogan: "Dua të bëhem trajner. Xabi Alonso? Ai shikonte

GJERMANI - Ilkay Gündogan është entuziast për trajnerin e ri të Bayern Munich. Në intervistën e dhënë për ‘Der Spiegel’, ish-mesfushori i Manchester Cityt, aktualisht te Barcelona, ka shfrytëzuar rastin për të treguar se çfarë e pret e ardhmja, kur të detyrohet të varë këpucët në gozhdë.

Një e kaluar e pashlyeshme. Pasi ka luajtur përkrah Vincent Kompany për Citizens, 33-vjeçari gjerman nuk e kishte problem të përshkruante cilësitë e tij: "E veçanta e Vincent ishte origjinaliteti i tij. Lojtarët e kuptojnë menjëherë nëse një kapiten është i sinqertë me veten dhe me ekipin e tij,"- tha Gündogan për 38-vjeçarin belg, i cili duhet ta udhëheqë klubin bavarez sërish drejt suksesit sezonin e ardhshëm.

Shkolla Xabi Alonso. Aspirata për t'u bërë trajner një ditë është aty, siç është modeli, nga i cili gjermani mund të frymëzohej: "Dua të jem një trajner që di të ndjejë empati me lojtarët e tij, por që ka edhe inteligjencë futbolli. Do të doja të ndiqja një rrugë të ngjashme me atë të Xabi Alonso te Leverkusen". Trajneri spanjol u tregua i aftë për të fituar dyfishin e trofeve me Bayer Leverkusen.

Duke zbuluar një detaj për stilin e trajnerit bask: “E takova në Manchester teksa vëzhgonte Pep (Guardiola). Më la përshtypjen e një personi shumë të këndshëm, autentik, i cili gjithashtu i komunikon një plan të qartë ekipit të tij. Njoh elemente të filozofisë së Pepit, por edhe idetë e tij, kjo më ngjall respekt”,- ka komentuar Gündogan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll