Sport

Kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit ndëshkohen në shtesë nga Mali i Zi!

Pas kësaj humbjeje, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 10 pikë, por me dy ndeshje më tepër se rivalët. Shqipëria U21 do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin. Në datën 11 qershor(19:00), në stadiumin “Niko Dovana”.

8 Qershor 2024, 00:44 Nga DOSJA

Kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit ndëshkohen në

MAL I ZI - Shqipëria U21 u mund me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025 ndaj Malit të Zi. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Podgoricës u vendos nga goli i Marko Franetas në fundin e takimit.

Takimi i shtyrë në 21 nëntor të vitit të shkuar për shkak të kushteve atmosferike, nisi në minutën e 27-të. Trajneri Alban Bushi ishte i kushtëzuar për të bërë katër zëvendësime që në nisje. Në fushë zbritën Smajli, Preka, Pecani dhe B. Ismaili. Në vendet e Berishës, Civesë, Bajramit dhe Y. Ismailit. Pavarësisht humbjes Kombëtarja U21 zhvilloi një ndeshje të mirë dhe shpërdoroi disa raste të mira shënimi. Kapiteni Pajaziti pati mundësinë më të mirë për të gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e parë.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë shpërdoruan edhe Shpendi e Nikaj. Në fundin e ndeshjes, vendasit, përmes një kundërsulmi të shpejtë arritën të shënonin golin e vetëm të sfidës me anë të mbrojtësit Franeta.

Pas kësaj humbjeje, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 10 pikë, por me dy ndeshje më tepër se rivalët. Shqipëria U21 do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin. Në datën 11 qershor(19:00), në stadiumin “Niko Dovana”.

Kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit ndëshkohen në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll