Aktualitet

EMRI/ Iu gjetën doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Mësohet se 21-vjeçarit Jetmen Xhahysa i është gjetur sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje gjatë kontrollit fizik.

8 Qershor 2024, 12:03 Nga S.B
EMRI/ Iu gjetën doza kanabisi gati për shitje, arrestohet
pamje nga ngjarja

DURRËS- Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Durrës. Mësohet se 21-vjeçarit Jetmen Xhahysa i është gjetur sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje gjatë kontrollit fizik.

Doza e kanabisit është sekuestruar dhe me rastin në fjalë do të merret Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

J. H., 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

durres kanabis

Sondazh

Poll