Aktualitet

Filmoi trupin e pajetë të recepsionistit të vrarë me qëllim publikimin e materialit, ndalohet shoferi i ambulancës së spitalit të Vlorës

Sipas njoftimit të policisë 62-vjeçarit i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të Eraldo Nevruzit të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

8 Qershor 2024, 10:48 Nga M.B
Filmoi trupin e pajetë të recepsionistit të vrarë me
Eraldo Nevruzi

VLORA- Shoferi i ambulancës së spitalit të Vlorës, i cili transportoi drejt morgut dje trupin e pajetë të Eraldo Novruzit është ndaluar nga policia. 62-vjeçari me inicialet A. I., akuzohet se ka filmuar trupin e pajetë të 31-vjeçarit dhe më pas ia ka burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Sipas njoftimit të policisë 62-vjeçarit i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të Eraldo Nevruzit të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N.

eraldo nevruzi

Sondazh

Poll