Aktualitet

EMRAT/ Kanabis, armë dhe municione në Lezhë, arrestohet 62-vjeçarit, në kërkim nipi i tij

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

8 Qershor 2024, 09:59 Nga M.B
EMRAT/ Kanabis, armë dhe municione në Lezhë, arrestohet
Foto nga momenti i arrestimit

LEZHA- 62-vjeçari Ndue Gjini është arrestuar ndërsa nipi i tij Ardit Gjini është shpallur në kërkim pasi po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të kanabisit. Mësohet se policia e Lezhës ka sekuestruar 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Lezhë/Vijojnë me intensitet të lartë planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike. Vihet në pranga një 62-vjeçar, Ndue Gjini dhe shpallet në kërkim nipi i tij, Ardit Gjini të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat:
– u arrestua në flagrancë shtetasi 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

lezha

Sondazh

Poll