Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë për vrasjeje, arrestohet 57-vjeçari në kërkim

Zela, banues në Mamurras, mësohet se i kishte mbetur për të vuajtur nga dënimi edhe 3.4 vite burg.

8 Qershor 2024, 09:56 Nga M.B
EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë për vrasjeje,
Foto ilustruese

KURBIN- 57-vjeçari Agim Zela i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 6 vjet dhe 8 muaj burgim për tentativë vrasjeje është arrestuar. Zela, banues në Mamurras, mësohet se i kishte mbetur për të vuajtur nga dënimi edhe 3.4 vite burg.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj", thuhet në njoftim.

policia kurbin

Sondazh

Poll