8 Qershor 2024, 11:29
Nga S.B
pushka e sekuestruar
BULQIZË- Arrestohet një 18-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër në Bulqizë. Mësohet se 21-vjeçari E.T dhe 18-vjeçari K.S qarkullonin me armë zjarri në automjet.
Të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të Policisë, por është bërë e mundur vetëm arrestimi i pasagjerit 18-vjeçar. Bëhet me dije se 21-vjeçari është arratisur në këmbë duke u shpallur në kërkim.
Si pasojë është sekuestruar një pushkë dhe 130 fishekë. Me rastin do të merret Prokuroria Dibër.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje. Qarkullonin me automjet, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat në lagjen “Minatori”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhrit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve ( pasagjer) shtetasin K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
bulqize diber arme
Aktualitet
8 Qershor 2024, 11:07
M.B
Ardit Bido, Lindita Nikolla dhe Bajram Begaj
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) feston 75-vjetorin e themelimit të saj dhe me k&eu...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 10:59
S.B
foto ilustruese
VAU I DEJËS- Arrestohet një 38-vjeçar në Vaun e Dejës. Mësohet se 38-vjeçari Pashk Marku qarkul...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 10:48
M.B
Eraldo Nevruzi
VLORA- Shoferi i ambulancës së spitalit të Vlorës, i cili transportoi drejt morgut dje trupin e pajetë të...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 10:35
M.B
Lefter Alla
TIRANA- Gjykata Posçame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqiz&eum...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 10:22
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Operacioni “Nomada” i Policisë së Shtetit dhe SPAK të çoj në arrestimin e një ...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 09:59
M.B
Foto nga momenti i arrestimit
LEZHA- 62-vjeçari Ndue Gjini është arrestuar ndërsa nipi i tij Ardit Gjini është sh...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 09:56
M.B
Foto ilustruese
KURBIN- 57-vjeçari Agim Zela i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 6 vjet dhe 8 muaj burgim për tentativ&...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 09:48
M.B
Sekuestrimet e autoriteteve të huaja
FRANCA- Autoritetet franceze kanë deklaruar se është përfshirë në operacionin ...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 09:20
M.B
Foto ilustruese
LAÇ- 21-vjeçari Egli Babasi është arrestuar si shkaktar i aksidentit ku humbi jetën këmbësori 6...
Aktualitet
8 Qershor 2024, 09:13
M.B
Turistët
VLORA- 2 turistë lituanezë janë shpëtuar nga Policia Kufitare Himarë pasi ishin bllokuar në Gjirin e Angle...