Sport

Publikohen formacionet zyrtare, ja çfarë ka ndryshuar Sylvinho!

Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

7 Qershor 2024, 18:13 Nga DOSJA

Publikohen formacionet zyrtare, ja çfarë ka ndryshuar Sylvinho!

HUNGARI - Publikohen formacionet e Shqipëri-Azerbajxhan, miqësorja e fundit e kuqezinjve përpara fillimit të Euro 2024. Trajneri Sylvinho ka kryer 5 ndryshime krahasuar me miqësoren e fituar 3-0 përballë Lihtenshtenjnit. Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani. Në ofensivë ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi.

Publikohen formacionet zyrtare, ja çfarë ka ndryshuar Sylvinho!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll