Sport

'Dibu' Martínez, i gatshëm të "luftojë" me Aston Villa për të qenë në Lojërat e Parisit

“Gjëja më e rëndësishme është Copa América, pastaj Lojërat Olimpike. “Ëndrra ime është të fitoj medaljen e artë”, tha portieri argjentinas.

7 Qershor 2024, 11:30 Nga DOSJA
'Dibu' Martínez, i gatshëm të

ARGJENTINE - Emiliano 'Dibu' Martínez, kampioni aktual i botës dhe i Copa América me skuadrën argjentinase, është i gatshëm të përballet me klubin e tij, Aston Villa, në mënyrë që të shohë përmbushjen e ëndrrës së tij, për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Paris 2024.

“Unë gjithmonë e vendos skuadrën argjentinase në vend të parë dhe nëse më duhet të luftoj me klubin tim, do ta bëj”,- tha 'Dibu' Martínez në grumbullimin që albiceleste po kryen në Miami, me synimin për pjesëmarrjen e tyre në Copa América. Argjentina do të duhet të mbrojë titullin, në edicionin që do të mbahet nga data 20 qershor deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubet nuk janë të detyruara të lirojnë lojtarë

“Gjëja më e rëndësishme është Copa América, pastaj Lojërat Olimpike. Ëndrra ime është të fitoj medaljen e artë”,- shtoi 'Dibu' Martínez në TyCSports, pavarësisht se turneu i futbollit në Paris 2024 nuk është një kompeticion i FIFA-s dhe klubet, për rrjedhojë, nuk janë të detyruara të lirojnë lojtarët e tyre.

“Është një dëshirë për të luajtur në Lojërat Olimpike, por kjo nuk varet vetëm nga unë”, sqaroi megjithatë 'Dibu' Martínez.

Në moshën 31-vjeçare, portieri i Aston Villa dëshiron të jetë një nga tre lojtarët mbi 23 vjeç të autorizuar nga kombëtarja për të marrë pjesë në turneun olimpik, të fituar dy herë nga Argjentina (Athinë-2004 dhe Pekin-2008) dhe që do të mbahet nga data 24 korrik deri më 9 gusht, një javë para fillimit të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll