Aktualitet

“A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit?”/ Ngjela: Kjo është ndihma e parë që duhet të japë FBI

2 Dhjetor 2019, 07:44 Nga DOSJA
“A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit?”/

Tiranë- Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntorit, në shenjëstër nga qeveria shqiptare janë vënë edhe ndërtuesit, pasi akuzohen edhe nga banorët si përgjegjësit e vetëm për ndërtimet jo cilësore.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Spartak Ngjela tashmë shqiptarët për këtë situatë presin ndihmën e SHBA-së.

“Shqiptarët tani po e presin shpëtim nga Amerika për denoncimin me prova të Mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shqiptar. Kjo duhet të jetë ndihma e parë që duhet të japë FBI për shkallmimin e korrupsionit të tipit mafioz në Shqipëri.”, shprehet Spartak Ngjela.

Reagimi

A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri?
Kjo është sot pyetja e shqiptarëve.

l.
Tani doli qartë: forca shkatërruese e vlerave të Shqipërisë janë kryeministrat antishqiptarë dhe mafia e ndërtimit.
E gjitha kjo mafie është sot nën mbrojtjen e Ramës, Berishës dhe Metës. Por janë të kapur që të tre tani.
Bashkë e kanë përdorur mafien e ndërtimit, dhe provat tani janë sheshit.
Prandaj, shqiptarët ishin të kapur në kurth, dhe nuk lëviznin dot. Po tani?
Shqiptarët tani po e presin shpëtim nga Amerika për denoncimin me prova të Mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shqiptar. Kjo duhet të jetë ndihma e parë që duhet të japë FBI për shkallmimin e korrupsionit të tipit mafioz në Shqipëri.

ll.
Kjo mafie ka qenë forca antishtet që ka mbajtur në pushtet korrupsionin e lartë shtetëror.
Çdo bëjë Amerika tani: do ndërhyjë me forcë për të shpëtuar shqiptarët?
Intelekti shqiptar beson dhe po i pret. Në të kundërt, kjo mafie bilaterale e ndërtimit me korrupsionin e lartë shtetëror, do shkatërrojë Shqipërinë dhe do të ikë me paratë e grabitura në varfërinë shqiptare.

Pikërisht këtu duhet të fillojë politika e re amerikane për shpejtimin e likuidimit të krimit shtetëror shqiptar.
SPAK – u është drejt formimit tani, sepse Prokuroria e Posaçme doli në formim. Bashkë me tërmetin, Shqiptarëve iu qëlloi që të shtynin në gropë edhe mafien e ndërtimit, edhe korrupsionin e lartë shtetëror, sjellësin real të fatkeqësive shqiptare në 30 vjet.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës janë mbyllur, viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit. Toka vijon të dridhet nga pasgoditjet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet spartak ngjela tragjedia e 26 nentorit 2019 spartak ngjela tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 18:53

Tërmeti lë pas një krizë strehimi në fshatra

TIRANË- Dhjetëra banorë nga njësia administrative Prezë ishin mbledhur rreth një kamioni me ndihma të premten pasdite në fshatin Ahmetaq në bashkinë e Vorë...