Aktualitet

U arrestua për ‘përhapje paniku’, nesër masa e sigurisë për Xhuljana Aliajn, AMT: Të gjithë para gjykatës

1 Dhjetor 2019, 20:48 Nga DOSJA
U arrestua për ‘përhapje paniku’, nesër masa e

TIRANË- Nesër Gjykata e Durrësit, do të vendos për masën e sigurisë për aktivisten Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26 nëntorit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një reagim në Facebook, shkruan se arrestimi Xhulian ës është i paligjshmë dhe prandaj nesër do të kenë një tubim paqësor para gjykatës.

REAGIMI I PLOTË

Nesër, ora 11, në Gjykatën e Durrësit, zhvillohet gjyqi për masën e arrestit ndaj qytetares Xhulia Aliaj, që akuzohet për “përhapje paniku”. “Faji” i Xhulia Aliajt është se postoi në profilin e saj në Facebook artikullin e medias italiane Avvenire ku flitej për dyshime se mund të jetë dëmtuar impianti i trajtimit të ujrave të zeza.

Ndërkohë që ka dhjetra pallate e qindra shtëpi të shembura dhe nuk është arrestuar asnjë konstruktor, inxhinier zbatimi, mbikqyrës punimesh, pronar firme ndërtimi apo shef urbanistike në bashki, Prokuroria që po “rilind” përmes “vettingut”, zbaton urdhrin e diktatorit për arrestimin e një qytetareje të thjeshtë, për citimin e një lajmi, autorët e të cilit nuk janë paditur apo hetuar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ju bën thirrje të solidarizohemi me qytetaren Xhulia Aliaj duke u mbledhur paqësisht para Gjykatës.

Xhuljana Aliaj u arrestua pak ditë më parë pasi akuzohet se kishte përhapur lajme të rreme. Në profilin e saj në Facebook ajo shkruante se të gjithë qytetarët e Durrësit duhet të largoheshin nga zona pasi do të shpërthente porti i naftës. 25-vjeçarja gjithashtu postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit arrestohet xhuljana aliaj gjykata e durresit masa e sigurise per xhuljana aliajn aleanca per mbrojtjen e teatrit arrestohet xhuljana aliaj gjykata e durresit masa e sigurise per xhuljana aliajn

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 18:53

Tërmeti lë pas një krizë strehimi në fshatra

TIRANË- Dhjetëra banorë nga njësia administrative Prezë ishin mbledhur rreth një kamioni me ndihma të premten pasdite në fshatin Ahmetaq në bashkinë e Vorë...