Aktualitet

“Dua një shtëpi të futemi brenda”, historia e 34-vjeçares së sëmurë dhe nënës së saj të verbër që tërmeti u pr

1 Dhjetor 2019, 21:16 Nga DOSJA
“Dua një shtëpi të futemi brenda”, historia e

SHIJAK- Ndër të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit është edhe familja Plaku në Shijak, saktësisht 34-vjeçarja Xhuana Plaku, e cila ka probleme me shikimin (e verbër në njërin sy) dhe mamaja e saj e verbër, Igballe.

Banesa e tyre pësoi dëmtime që në tërmetin e shtatorit, ku ekspertët e cilësuan si të pabanueshme. “Nuk kishim ku jetonim, [kështu që] ndenjëm aty”, tregon Xhuana gjatë një lidhjeje direkte në edicionin e jashtëzakonshëm informativ të Top Channel.

Por tërmeti i 26 nëntorit do t’i jepte shtëpisë goditjen finale. Xhuana, babai i së cilës ndërroi jetë kur ajo ishte 3 vjeçe duke e lënë të vetme me mamanë e sëmurë rrëfen momentet e tmerrit:

“Derisa u ngritëm ne ranë komplet gurë, sepse shtëpia është e pabanueshme ; ranë suvatimet, të gjitha brenda. Dolëm përjashta dhe kaq. Tani na mori çuni i xhaxhait dhe jemi aty, te xhaxhai. Pata frikë se ishte një lëkundje e fortë, mezi hapëm derën, sepse është e vjetër, e dëmtuar. Kanë ardhur ekspertë, e kanë verifkuar, kanë thënë është e pabanueshme, ndërsa shërbim mjekësor jo. Erdhën të komunës na ofruan çadër, por ne nuk jemi për çadër. Unë jam me operim në zemër mami me infarkt”, tregon Xhuana.

Kërkesa e saj është një dhe e vetme: “Dua një shtëpi të futemi brenda, dua një banesë, kudo që të të jetë.”

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 18:53

Tërmeti lë pas një krizë strehimi në fshatra

TIRANË- Dhjetëra banorë nga njësia administrative Prezë ishin mbledhur rreth një kamioni me ndihma të premten pasdite në fshatin Ahmetaq në bashkinë e Vorë...