Aktualitet

“Padrejtësinë do e çoj deri në fund”, nëna dhe vëllai i vdiqën nën rrënoja, vajza e familjes Cuka ia lë fajin inst

1 Dhjetor 2019, 16:22 Nga DOSJA
“Padrejtësinë do e çoj deri në fund”,

THUMANË– Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit u mori jetën 51 personave dhe plagosi mbi 900 të tjerë, ka lënë të tronditur mijëra banorë dhe familjarë të traumatizuar nga largimi i të afërmëve nga ato 30 sekonda tmerri.

Mes 51 vitkima të tërmetit janë edhe dy anëtarët e familjes Cuka, nënë e bir Fatmira dhe Sardi Cuka duke lënë pas Bujarin, kryefamiljarin dhe vajzën Egi Cuka.

Dy të mbijetuarit e familjes Cuka po vuajnë largimin e dy anëtarëve tjetër të familjes së tyre, që u shuan nën rrënoja të martën e  26 nëntorit në një nga pallatet e Thumanës.

Sipas Bujarit dhe Egit faji është i institucioneve shtetërore. Babë e bijë ato kanë dhënë një intervistë për “Klan Kosovën” ku pohojnë se pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, ata qëndruan në banesën e tyre pasi përfaqësues të institucioneve shtetërore u thanë atyre që shtëpia e tyre është e sigurt dhe nuk ka probleme.

‘Unë këtë gjë dua ta çoj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta çoj deri në fund që ato persona që kanë qenë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”- ka thënë Egi.

E nga  ana tjetër Bujari, kryefamiljari shprehet se nuk nuk do të shoh më ekspertët apo punonjësit e bashkisë pranë shtëpisë së tij:  Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qënë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar cuka familja cuka termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 bujar cuka familja cuka termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 14:04

TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shpr...