Aktualitet

Thellohet tragjedia, vdes një tjetër anëtare e familjes Lala në Durrës. Pësoi infarkt gjatë ceremonisë mortore

1 Dhjetor 2019, 19:43 Nga DOSJA
Thellohet tragjedia, vdes një tjetër anëtare e familjes Lala

DURRËS- Tragjedia në familjen Lala është thelluar. Pas vdekjes nga tërmeti të 8 anëtarëve të saj, një pjesër pjesëtare e familjes ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve mësohet se Fiqirete Lala ka ndërruar jetë, ditën e djeshme pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë të afërmit e saj.

Fiqiretja ishte 64-vjeçe, nuk jetonte në banesën e shmebur nga tërmeti në Durrës, por kur ka marrë vesh se shtëpia ishte shembur dhe 8 familjarë të saj kishin vdekur ka pësuar infarkt nga dhimbja e madhe. E moshuara u dërgua në spital dhe u bë operacion, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Familja Lala që banonte në një vilë 3 katëshe në zoën e Kënetës në Duurës, është nga më të prekurat nga tërmeti. Shembja e banesës mori 8 jetë dhe ka plagosur një tjetër person të plagosur, Ramë Lalën, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në Itali.

Tetë anëtarët e familjes Lala që humbën jetën nga tërmeti: Amelia Lala 8 vjeç, Sahadete Lala 79 vjeç, Griselda Lala- 22-vjeç, Marjeta Lala 31 vjeç, Emilio Lala, Enis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç, Ilir Lala, 52 vjeç.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja lala fiqirete lala termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia ne familjen lala familja lala fiqirete lala termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia ne familjen lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 18:53

Tërmeti lë pas një krizë strehimi në fshatra

TIRANË- Dhjetëra banorë nga njësia administrative Prezë ishin mbledhur rreth një kamioni me ndihma të premten pasdite në fshatin Ahmetaq në bashkinë e Vorë...