Bota

Zbardhet kërkesa e partisë katalunase për njohjen e Kosovës nga Spanja

Gjithashtu Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtete anëtare të BE-së Spanja, Rumania, Sllovakia, Qiproja dhe Greqia, me argumentin se shpallja e pavarësisë ishte një akt i njëanshëm që nuk kishte miratimin e Beogradit.

6 Qershor 2024, 17:46 Nga E. D
Zbardhet kërkesa e partisë katalunase për njohjen e Kosovës
foto ilustruese

KOSOVA- Partia katalunase “Junts” ka paraqitur një propozim jo legjislativ në Kongresin e Deputetëve, përmes së cilës dëshiron që t’i bëhet kërkesë Qeverisë spanjolle që ta njohë Kosovën si një shtet sovran.

Në artikullin e “Europa Press”, grupi parlamentar i kryesuar nga Miriam Nogueras thotë se Kosova është shtet i së drejtës dhe demokracisë me përafërsisht 1.7 milion banorë që njihet si shtet i pavarur nga 104 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në shkurt 2008. Gjithashtu Kosovën nuk e kanë njohur pesë shtete anëtare të BE-së Spanja, Rumania, Sllovakia, Qiproja dhe Greqia, me argumentin se shpallja e pavarësisë ishte një akt i njëanshëm që nuk kishte miratimin e Beogradit. “Junts” kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vendosi në korrik 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se nuk ka asnjë rregull që e pengon atë të vazhdojë tutje.

junts kosve

Sondazh

Poll