Bota

VIDEO/ Joe Biden "e humb" për pak sekonda, tenton të ulet në karrigen inekzistente

Momenti i çuditshëm erdhi pasi Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron përshëndetën heronjtë e mbijetuar të pushtimit të Normandisë.

6 Qershor 2024, 16:31 Nga S.B
VIDEO/ Joe Biden "e humb" për pak sekonda, tenton të ulet
Joe dhe Jill

FRANCË- Presidenti amerikan Joe Biden u përball me një moment të sikletshëm gjatë ceremonisë së përkujtimit të 80-vjetorit të D-Day. Momenti i çuditshëm erdhi pasi Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron përshëndetën heronjtë e mbijetuar të pushtimit të Normandisë.

Biden, 81 vjeç, më pas përkuli gjunjët sikur po përgatitej të ulej në një karrige që në fakt nuk ekzistonte aty përreth. Në momentin që po bëhej gati të ulej, muzika u ndërpre papritmas dhe një altoparlant u tha mysafirëve se sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të fliste.

 

Kjo bëri që Biden të ndalonte në gjysmë të rrugës drejt karriges, ndërsa të tjerët në skenë ishin ende në këmbë. Pasi Biden filloi të ulej, zonja e parë mbuloi gojën me dorë si për të treguar se diçka nuk po shkonte.

biden joe biden

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2024, 15:36 E. D

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

RUSI- Gjyqi ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane, Gordon Black i cili u arrestua në qytetin rus Vladivostok në maj – ka filluar t&e...