Bota

Stoltenberg: NATO nuk ka plane për të vendosur trupa në Ukrainë

Gjithashtu Stoltenberg tha se NATO ka aleancën më të fortë në botë dhe qëllimi i qëndrimit së bashku është një për të gjithë, të gjithë për një, duke theksuar se qëllimi është të parandalojë një sulm.

6 Qershor 2024, 16:59 Nga E. D
Stoltenberg: NATO nuk ka plane për të vendosur trupa në
foto ilustruese

UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të enjten se aleanca ushtarake nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë dhe se Moska nuk është një kërcënim i menjëhershëm" për vendet perëndimore.  

“NATO nuk ka plane për të vendosur forca në Ukrainë. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt ushtarak kundër ndonjë aleati të NATO-s. Dhe tani, sigurisht, Rusia është e preokupuar me luftën në Ukrainë. Kur luftimet të përfundojnë në Ukrainë, ata mund t'i rindërtojnë ato forca," tha Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë, ku mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Finlandës Alexander Stubb.

Gjithashtu Stoltenberg tha se NATO ka aleancën më të fortë në botë dhe qëllimi i qëndrimit së bashku është një për të gjithë, të gjithë për një, duke theksuar se qëllimi është të parandalojë një sulm.

“Pra, kjo ide se ka një lloj numërimi mbrapsht për luftën e ardhshme është e gabuar. Ne jemi atje për të parandaluar që kjo të ndodhë. Ne e kemi bërë këtë për 75 vjet,” u tha ai gazetarëve në konferencën e Helsinkit.

Ndërsa Stubb gjithashtu konfirmoi se Finlanda nuk ka plane për të vendosur trupa në Ukrainë, dhe në vend të kësaj, ajo është duke eksploruar opsione të tjera të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen financiare, ushtarake ose municioni. Stubb ra dakord me sekretarin e përgjithshëm dhe tha se nuk ka gjasa që Moska të devijojë nga sulmi i saj aktual ndaj Ukrainës.

“E gjithë ideja që një vend si Rusia do të sulmojë disi aleancën më të madhe ushtarake në botë, më duket mjaft e pabesueshme,” siguroi Stubb.

jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2024, 15:36 E. D

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

RUSI- Gjyqi ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane, Gordon Black i cili u arrestua në qytetin rus Vladivostok në maj – ka filluar t&e...