Bota

Sulmet ukrainase/ Biden: Nuk kemi autorizuar përdorimin e armëve amerikane në Rusi

Sipas presidentit amrikan armët mund të përdoren në afërsi të kufirit kur ato përdoren në anën tjetër të kufirit për të sulmuar objektiva specifike në Ukrainë. 

6 Qershor 2024, 16:40 Nga E. D
Sulmet ukrainase/ Biden: Nuk kemi autorizuar përdorimin e armëve
joe biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin idenë e përdorimit të armëve amerikane për sulme kundër Moskës apo Kremlinit.

“Ne nuk po autorizojmë sulme në Rusi dhe nuk po autorizojmë sulme në Moskë apo në Kremlin,” tha Biden në një intervistë, duke komentuar vërejtjet e presidentit rus Vladimir Putin se furnizimi me armë me precizion të lartë për goditjet ndaj Rusisë është i barabartë me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në konflikt.

Sipas presidentit amrikan armët mund të përdoren në afërsi të kufirit kur ato përdoren në anën tjetër të kufirit për të sulmuar objektiva specifike në Ukrainë. 

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken konfirmoi më 31 maj se presidenti Joe Biden kishte autorizuar përdorimin e armëve amerikane për sulme në territorin rus. Sipas tij, ato mund të përdoren vetëm për të sulmuar rajonet ruse në kufi me Kharkivin.

Në të njëjtën ditë, kabineti gjerman i ministrave njoftoi se armët gjermane mund të përdoren për të mbrojtur rajonin e Kharkivit nga sulmet ruse. Aktualisht, vendet perëndimore nuk kanë një qëndrim të unifikuar në lidhje me kufizimet për armët që ato i furnizojnë Ukrainës.

joe biden

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2024, 15:36 E. D

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

RUSI- Gjyqi ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane, Gordon Black i cili u arrestua në qytetin rus Vladivostok në maj – ka filluar t&e...