Bota

Po kthehej në shtëpi nga plazhi, humbet gjurmët prezantuesi i BBC, Michael Mosley

Konstantina Dimoglidou, zëdhënëse e lartë e policisë greke tha se ai ishte në plazhin e Shën Nikollës me një çift tjetër kur vendosi të kthehej në shtëpinë e tij në zonën e Pedit të Symit.

6 Qershor 2024, 15:53 Nga E. D

Po kthehej në shtëpi nga plazhi, humbet gjurmët prezantuesi i

GREQI- Prezantuesi i BBC-së dhe ylli i "This Morning", Dr Michael Mosley thuhet se la telefonin e tij para se të zhdukej në ishullin grek të Symit. Mosley u pa për herë të fundit në plazhin e Shën Nikollës, Symi, me një çift tjetër kur vendosi të largohej rreth orës 13:30 të mërkurën. Konstantina Dimoglidou, zëdhënëse e lartë e policisë greke tha se ai ishte në plazhin e Shën Nikollës me një çift tjetër kur vendosi të kthehej në shtëpinë e tij në zonën e Pedit të Symit.

“Ishte rreth orës 13:30 dhe ai harroi telefonin e tij në plazh. Çdo përpjekje për ta gjetur nuk ka dhënë asnjë rezultat. Tashmë i kemi kërkuar zjarrfikësve që të asistojnë në operacion në rast se mund të ketë rrëshqitur, ngecur, rënë, madje edhe kafshuar nga gjarpri, duke mbetur i plagosur diku. Nuk ka asnjë gjurmë të tij. Asnjë gjë dhe kjo do të thotë se të paktën për ne, çdo skenar i mundshëm është i hapur dhe po hetohet," tha zëdhënësja e policisë greke. 

Ndërsa vendasit kanë raportuar se është shumë e vështirë të humbasësh në ishull në ditët e sotme, madje edhe në zonat më të largëta ku ata kanë frikë se ai mund të jetë drejtuar. Përfaqësuesit e Dr Mosley, i cili besohet se është nisur në një shëtitje, konfirmuan më herët se kërkimet kanë filluar për Dr Mosley.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Athina janë tani gjithashtu në rrugë për në ishullin Dodekanez, me autoritetet që raportojnë se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të ekspertit shëndetësor deri më tani. Gjithashtu 67-vjeçari ishte me gruan e tij Clare në ishull.

michael mosley

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2024, 15:36 E. D

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

RUSI- Gjyqi ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane, Gordon Black i cili u arrestua në qytetin rus Vladivostok në maj – ka filluar t&e...