Bota

VIDEO/ Moment i sikletshëm, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron thyen protokollin mbretëror

Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron, të dyja të veshura me të bardha, vendosën kurora me lule, por pati një moment të papritur.

6 Qershor 2024, 16:08 Nga S.B
VIDEO/ Moment i sikletshëm, Zonja e Parë e Francës Brigitte
Brigitte dhe Camilla

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel dhe gruaja e tij Brigitte Macron mirëpritën Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në një ceremoni zyrtare për 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi, të cilës megjithatë nuk i munguan surprizat. Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron, të dyja të veshura me të bardha, vendosën kurora me lule, por pati një moment të papritur.

Camilla ishte e para që vendosi kurorën e saj, e ndjekur nga Brigitte, e cila u përpoq të kapte dorën e mbretëreshës, por sipas rregullave kjo nuk lejohet, ndaj Camilla u step dhe nuk ja zgjati dorën. Brigitte në fund lëshoi ​​dorën e mbretëreshës dhe të dyja qëndruan krah për krah përpara monumentit.

Vihet re se kontakti me anëtarët e familjes mbretërore është një çështje e ndjeshme. Kur dikush takon një anëtar të familjes mbretërore, është zakon të mos vazhdohet me më shumë se një shtrëngim duarsh.

Megjithatë, më herët ndodhi një tjetër ngjarje e paparashikuar, ku presidenti i Francës dhe gruaja e tij u vonuan 20 minuta në mbërritjen e tyre në ngjarje, duke lënë në pritje mbretin dhe mbretëreshën.

macron camilla mbreti charles

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2024, 15:36 E. D

Nis gjyqi ndaj ushtarit amerikan në Rusi

RUSI- Gjyqi ndaj rreshterit të ushtrisë amerikane, Gordon Black i cili u arrestua në qytetin rus Vladivostok në maj – ka filluar t&e...