Aktualitet

FOTOT/ Nisin rikonstruktimet e pallateve në Lezhë pa u vlerësuar nga ekspertët, qytetarët të shqetësuar: Rrezikohen jetë

1 Dhjetor 2019, 15:28 Nga DOSJA
FOTOT/ Nisin rikonstruktimet e pallateve në Lezhë pa u vlerësuar

LEZHË- Tërmeti i fortë i 26 nëntorit tronditi gjithë Shqipërinë mbarë, por jo vetëm, pasi të huaj dhe vendaas u solidarizuan dhe ndihmuan shumë për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Teksa tashmë kanë kaluar rreth 5 ditë nga tragjedia, grupet e Bashkive përkatëse kanë nisur të bëjnë në terren verifikimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit me magnistudë 6.4 të shkallës rihter.

Ditën e sotme Dosja.al ka mësuar se në qytetin e Lezhës akoma nuk ka nisur puna e ekspertëve në terren, por banorët janë shprehur se kanë parë pranë banesave të tyre të nis rikonstruktimi i pallateve të dëmtuara pa u vlerësuar siç duhet, por vetëm me një verifikim nga ana e Bashkisë.

Ata janë shprehur të shqetësuar se edhe atje ka gra, fëmijë dhe djem nënash që mund të rrezikojnë nga kjo situatë në të cilën gjenden banesat e tyre. Sipas tyre ky rikostruktim kaq i shpejt në pallate shumë të dëmtuara do të rrezikojë jetën e tyre.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 lezhe termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 14:04

TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shpr...