Aktualitet

VIDEO/ Ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Sanxhak të Laçit shpërndahen me makinën e mbeturinave

1 Dhjetor 2019, 15:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndihmat për të prekurit nga tërmeti në Sanxhak

LAÇ-Kanë kaluar 5 ditë që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 njerëz dhe mbi 900 të tjerë u lënduan.

Tanimë gjendja akoma vazhon të jetë e pastabilizuar ku me qindra banorë kanë mbetur pa strehim, ushqim dhe veshje pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme është thënë edhe nga ministri Klosi mbrëmjen e djeshme, që janë sistemuar në disa hotele të Durrësit dhe Shëngjinit.

E sipas tij pjesa e mbetur ose nuk dëshiron këtë shërbim, ose nuk plotëson kushtet për të marrë këtë ndihmë.

Ditën e sotme Dosja.al ka siguruar një video nga Sanxhaku i qytetit të Laçit, ku shihet se ndihmat në këtë zonë shpërndahen me një makinë pastrimi.

Kjo është një ndër problemet e hasura gjatë këtyre ditëve të trishta nga banorët e prekur nga tërmeti, pasi ushqime apoveshje nuk mundet asesi të trasportohen me një makinë të tillë, duke bërë që cilësia e ushqimeve më pas të mos jetë e sigurtë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet laç makina e mbeturiniave ndihmat ne sanxhak shperndahen me makinen e mbeturiniave laç makina e mbeturiniave ndihmat ne sanxhak shperndahen me makinen e mbeturiniave

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 14:04

TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shpr...