Aktualitet

Pesë ditë nga tërmeti tragjik, banorëve të Laçit nuk ju ka dërguar asnjeri bukë (VD)

1 Dhjetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
Pesë ditë nga tërmeti tragjik, banorëve të Laçit

LAÇ- Ditën e sotme ku numërohen 5 ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku mbetën të  vdekur 51 njerëz dhe mbi 900 të plagosur, akoma ka banorë të prekur nga tërmeti që nuk janë strehuar apo të jenë ndihmuar me ushqime dhe veshmbathje.

Edhe ditën e sotme banorët e Laçit tregojnë se nuk kanë arritur të marrin as bukë për  fëmijët, ku në çdo vend ku ju ka thënë të drejtohen ato s’kanë marrë dot asnjë ndihmë.

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë duket qartazi se në këtë zonë vazhdon të mungojnë ndihmat.

Nga reagimet e banorëve vihet re se qeveria apo instacat përkatëse për  këtë zonë, kanë harruar që ekziston duke mos iu dërguar asnjë copë bukë.

‘Ne po rrimë po presim për të marrë ndihmat. Unë kam që në 7 të mëngjesit dhe deri tash.”– është shprehur njëri prej banorëve.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lacit pa ndihma laç mungon buka termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret e lacit pa ndihma laç mungon buka termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 14:04

TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shpr...