Bota

Sulmi izraelit në shkollën e OKB-së në Gaza, vriten mbi 30 persona

Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Martirëve al-Aksa, në qytetin e afërt të Deir al-Balah, i cili është mbingarkuar që kur ushtria izraelite filloi një operacion të ri tokësor kundër Hamasit në Gaza qendrore këtë javë.

6 Qershor 2024, 15:23 Nga E. D
Sulmi izraelit në shkollën e OKB-së në Gaza, vriten mbi 30
foto ilustruese

GAZA- Një sulm ajroj izraelit në një shkollë ku strehonte palestinezët e zhvendosur në pjesën qendrore të Gazës ka vrarë të paktën 35 persona. Ushtria izraelite tha se kishte kryer një sulm të saktë në një kompleks të Hamasit në shkollë dhe vrau shumë nga 20 deri në 30 luftëtarët që besonte se ishin brenda. Ndërsa zyra e Mediave e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, mohoi pretendimin dhe akuzoi Izraelin për kryerjen e një masakre të tmerrshme. 

Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Martirëve al-Aksa, në qytetin e afërt të Deir al-Balah, i cili është mbingarkuar që kur ushtria izraelite filloi një operacion të ri tokësor kundër Hamasit në Gaza qendrore këtë javë.

Siç raportohet sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes në shkollën al-Sardi, e cila drejtohet nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë. Sipas banorëve, shkolla ishte plot me qindra njerëz të zhvendosur që kishin ikur nga luftimet diku tjetër në Gaza. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan shkatërrimin e disa klasave në shkollë, si dhe trupat e mbështjellë me qefina të bardha dhe batanije.

"Mjaft luftë! Ne jemi zhvendosur dhjetëra herë. Ata na vranë fëmijët ndërsa flinin," bërtiti një grua e plagosur në sulm në një video.

lyfta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll