Politike

Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati

Malltezi tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. 

6 Qershor 2024, 12:48 Nga r.ll
Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi ka folur pas përfundimit të protestës, ku tha se babai i saj, kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë shans ligjor t'i hiqet mandati. Malltezi tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. 

Vajza e Berishës u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.

"Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës që të hiqet mandati. Kushtetuta përcakton se cilat janë rastet e heqjes së mandatit ose mbarimit të mandatit  të deputetit, kur mundon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë që vendos mbi themelin e çështjes. Kemi një vendim për moslejimin e vajtjes në Parlament kur Sali Berisha nuk është nën akuzë dhe as në fazë gjykimi, por është thjesht në fazë hetimi. Ai nuk është lejuar që të shkojë në Parlament”, tha Argita Malltezi.

 

argita malltezi

Sondazh

Poll