Politike

Nga Kuvendi te protesta, Noka: Rama është shefi i narkoshtetit! U deshën tre media që t’i nxjerrin lakrat këtij regjimi

Pas tensioneve në Kuvend Noka shkoj drejt protestës së opozitës të organizuar para Kuvendit. Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama është shefi i narkoshtetit. Ai më tej shtoi se u deshën 3 media që të nxjerrin "lakrat" këtij regjimi.

6 Qershor 2024, 12:41 Nga N.F
Nga Kuvendi te protesta, Noka: Rama është shefi i narkoshtetit! U
Noka

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka pas debateve të shumta në seancën e sotme nga Kuvend u përjashtua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.Pas tensioneve në Kuvend Noka shkoj drejt protestës së opozitës të organizuar para Kuvendit. Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama është shefi i narko-shtetit. Ai më tej shtoi se u deshën 3 media që të nxjerrin "lakrat" këtij regjimi.

“Në ato karrige të Kuvendit, Rama ka ulur narkoshtetin, kartelin e Sinaloas. U deshën tre media që t’i nxjerrin lakrat këtij regjimi. Këta kriminelë Edi Rama i bëri investitorë strategjikë. U deshën tre mediat që t’i nxjerrin regjimit të narkos së Tiranës. Numri dy për 10 vite të këtij regjimi e thotë me zë dhe figurë se Rama është shefi i narkoshtetit,” tha ai.

Edhe pse iu kërkua disa herë të zhbllokonte foltoren Noka vijoj me tensionet dhe debatet ndërsa i mori edhe mikrofonin deputetit socialist, Vasil Naço. Ndaj tij Nikolla u shpreh se do të bëjë kërkesë në sekretariati i etikës për sjelljen e Nokës. Ky u fundit i ka shpërfillur deri në fund këto paralajmërime dhe ka vijuar me qëllimet e tij për të mbajtur fjalën edhe pse ishte i përjashtuar.

flamur noka protesta e opozites 6 qershor 2024

Sondazh

Poll