Politike

Kalaja: Rama po pushton dita-ditës çdo qelizë të shoqërisë shqiptare! Ku gënjyen mediat prestigjioze ndërkombëtare?

Kalaja gjatë fjalës së saj u shpreh se ku gënjeu RAI 3, Bild dhe shumë media prestigjioze ndërkombëtare. Ajo shtoi se Rama e di shume mirë që kjo është e vërteta e dhimbshme që po pushton dita-ditës jo vetëm Shqipërinë, por çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

6 Qershor 2024, 12:25 Nga N.F
Kalaja: Rama po pushton dita-ditës çdo qelizë të
Kalaja

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. Pjesë e protestës ka qenë edhe kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja.

Kalaja gjatë fjalës së saj u shpreh se ku gënjeu RAI 3, Bild dhe shumë media prestigjioze ndërkombëtare. Ajo shtoi se Rama e di shume mirë që kjo është e vërteta e dhimbshme që po pushton dita-ditës jo vetëm Shqipërinë, por çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

"Pse nuk del Edi Rama të shpjegojë se ku gënjeu Sali Berisha në 11 vjet? Ku gënjeu RAI 3, Bild dhe shumë media prestigjioze ndërkombëtare? Ai e di shume mirë që kjo është e vërteta e dhimbshme që po pushton dita-ditës jo vetëm Shqipërinë, por çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

Unë kam një foto këtu, është një bandit që deri dje ka qenë në krye të policisë së Shtetit. Dil Edi Rama e tregoju qytetarëve shqiptarë se si ky banditi vendoste në krye të policisë në të gjithë komisariatet ata që i shërbenin drogës, krimit dhe grupeve kriminale me urdhër nga qelitë e burgjeve.

Dil Edi Rama e tregoju qytetarëve se si merrje urdhër nga qelitë e burgut për të rikthyer bastet sportive kush është pas basteve sportive. Eshtë Olsi i “Xibrakës”. Dil Edi Rama e tregoju qytetarëve se çfarë donte vëllai yt në makinën e narkotrafikut. Çfarë donte vëllai yt të kalonte kufirin me njerëzit më të kërkuar jo vetëm në territorin e Shqipërisë por në të gjithë Evropën dhe botën," tha ajo.

 

 

protesta e opozites 6 qershor 2024

Sondazh

Poll