Politike

"Nuk kuptohet kush është PS", Manja i përgjigjet Gjekmarkajt: Ktheni gishtin nga vetja që t'ju besojnë shqiptarët

Manja i tha Gjekmarkajt se PS është aset kombëtar dhe se do të jetë partia që votohet më së shumti nga shqiptarët. 

6 Qershor 2024, 12:26 Nga r.ll
"Nuk kuptohet kush është PS", Manja i përgjigjet
uli manja

TIRANË- Pas fjalës së deputetit Agron Gjekmarkaj, në përgjigje të tij ka folur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Gjekmarkaj iu drejtua mazhorancës dukeju thënë se nuk po kuptohet qartë se kush është PS, parti politike apo parti e miqve të EncroChat-it. Manja i tha Gjekmarkajt se PS është aset kombëtar dhe se do të jetë partia që votohet më së shumti nga shqiptarët. 

"Ne zoti Gjekmarkaj jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, që është aset kombëtar dhe do jetë partia e shqiptarëve për shumë kohë. Jemi partia e 10 milionë turistëve për vitin 2023 dhe kemi shndërruar Shqipërinë në destinacion për turizmin. Ne jemi partia që iu presim në tapetin elektoral më 2025 ju dhe këdo tjetër.", tha ai. 

Ministri iu bëri thirrje demokratëve, që të drejtojnë gishtin nga vetja, nëse duan që të jenë të besueshëm për shqiptarët.

"Shqipërinë e qeveris PS me kryeministër legjitim Edi Ramën, zgjedhur me votë të lirë dhe ju presim në zgjedhje. Ju jeni në të drejtën legjitime të thoni thashetheme, por shqiptarët nuk ju besojnë, sepse nuk keni kthyer gishtin nga vetja. Flamur, ktheje gishtin nga bluza. PS është partia e 850 mijë zemrave të shqiptarëve dhe më 2025 do ju mundim më thellë se më 2021.", u shpreh Manja.

ulsi manja agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll