Politike

Bardhi: Ndoka dhe Rraja ditën votonin ligje, natën porosisnin vrasje

Bardhi u shpreh se në qytetet si Shkodër, Elbasan dhe Durrës, komandojnë bandat dhe jo deputetët e PS të zgjedhur për qarkun. 

6 Qershor 2024, 11:17 Nga r.ll
Bardhi: Ndoka dhe Rraja ditën votonin ligje, natën porosisnin vrasje
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në Kuvend se ish-deputetët e PS, Rrahman Rraja dhe Arben Ndoka, ditën votonin ligje dhe natën porosisnin vrasje.

Bardhi u shpreh se në qytetet si Shkodër, Elbasan dhe Durrës, komandojnë bandat dhe jo deputetët e PS të zgjedhur për qarkun. Ai iu drejtua deputetëve të PS, duke iu thënë se e njohin këtë realitet, por zgjedhin të mos reagojnë dhe të heshtin. 

BardhiNa keni sjellë këtu vrasës. E kuptoni ku e keni çuar ju shtetin? Nga njëra anë deputetë, zonja të nderuara të të dy krahëve, që kishin në krah vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge dhe ne nuk duhet të diskutojmë për këto? A ishte Arben Ndoka këtu, e kishit ju kolegë, ulej me ju në mbledhje grupi, seancë plenare, ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Ne, RAI3, BILD e shpiku? Jo, nuk e shpikën këtra. A ishte Rrahman Rraja që ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje? Ne e thamë këtë, RAI3, BILD-i e tha? Jo, janë realitete. Sa më shpejt ta pranoni, sa më shpejt të bëhemi bashkë. Ka edhe nga krahu këtej që janë të ndershëm që e duan Shqipërinë, si të mos luftojmë ne krimin e organizuar, përfshirjen e tij në institucione, pyesni në zonat tuaja për tenderat, pyeteni ju apo krimi i organizuar. Ku janë deputetët e Shkodrës? Vendosin ata se kush do punësohet apo Bajrat? Në Durrës kush vendos deputetët apo bandat? Bandat. Në Elbasan e dini kush vendos? Ju i dini por nuk reagoni.

 

gazment bardhi seance plenare 6 qershor 2024

Sondazh

Poll