6 Qershor 2024, 11:16
Nga N.F
Balliu
TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. Pjesë e protestës ka qenë edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. Balliu gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Ai me tej shtoi se asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Balliu u shpreh se është koha t'i dalin zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë.
"Po jetojmë në një narkoshtet, narkoshtetin e narkoqeverisë të narkokryeministrit Edi Rama. Të nderuar miq, asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Asnjë njeri nuk i del dot për zot shtëpisë së askujt përveç pronari i shtëpisë. Pronari i Shqipërisë janë qytetarët dhe jo narkoqeveria.
Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, hapini rrugën qytetarëve të shkojnë dhe të nxjerrin narkodeputetët që kanë mbuluar dhe privatizuar prokurorinë e Shqipërisë, nga Ermonela Felaj deri të narkokryeministri Edi Rama.
Thirrje kam për institucionet e demek drejtësisë si SKAP i partisë, ja ku i ke, do të luftosh korrupsionin, nxirre grupin parlamentar të Partisë Socialiste që në fakt është grupi parlamentar i partisë kriminale, i partisë së drogës, i partisë së krimit.
Të nderuar qytetarë, është koha t'i dalim zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë dhe nuk ka asnjë me uniformë apo pa uniformë që do mund të bëjë presion ndaj demokratëve, ndaj opozitës dhe ndaj çdo qytetari shqiptar," tha Balliu.
Protestuesit në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.
Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit.
protesta e opozites 6 qershor 2024
Politike
6 Qershor 2024, 11:21
r.ll
kuvendi
TIRANË- Mazhoranca votoi kundër mocionit me debat të kërkuar nga Gazment Bardhi për investigimin e Rai 3 për Shqip&e...
Politike
6 Qershor 2024, 11:17
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në Kuvend se ish-deputetët e PS, Rrahman Rraja dhe ...
Politike
6 Qershor 2024, 11:10
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shërbimi Informativ i Shtetit ...
Politike
6 Qershor 2024, 10:51
r.ll
kuvendi
TIRANË- Është ndërprerë sërish për 5 minuta seanca plenare, për shkak të debateve të ashpra mes ...
Politike
6 Qershor 2024, 10:46
r.ll
kuvendi
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa debate të ashpra janë zhvilluar mes krye...
Politike
6 Qershor 2024, 10:37
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend ndryshimet e bë...
Politike
6 Qershor 2024, 10:30
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Opozita pati lajmëruar zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit in...
Politike
6 Qershor 2024, 10:27
r.ll
kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares, L...
Politike
6 Qershor 2024, 10:17
r.ll
lindita nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së...
Politike
6 Qershor 2024, 10:06
r.ll
argita malltezi
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të Partisë Demokratike, po merr pjesë në tubimin e opozitës jasht&e...