Politike

"Si e zgjodhi krimi i organizuar kryetaren e SHISH"/ Bardhi: Rama ka caktuar përfaqësues Ergys Agasin për të ruajtur marrëdhëniet e tij me mafian

Bardhi tha se Nikolla, në arsyetimin e rrëzimit të mocionit për debat për investigimin e Rai3, është shprehur se lufta ndaj krimit nuk është është çështje për debat në Kuvend.

6 Qershor 2024, 11:10 Nga r.ll
"Si e zgjodhi krimi i organizuar kryetaren e SHISH"/ Bardhi: Rama ka
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shërbimi Informativ i Shtetit është duke i shërbyer krimit të organizuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur fjalën në Kuvend, Bardhi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën se ka shkelur Kushtetutën.

Bardhi tha se Nikolla, në arsyetimin e rrëzimit të mocionit për debat për investigimin e Rai3, është shprehur se lufta ndaj krimit nuk është është çështje për debat në Kuvend. Më tej Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka caktuar si përfaqësues, Ergys Agasin për ruajtur lidhjet e tij me krimin e organizuar. 

Bardhi: Kryetarja e Kuvendit në rrëzimin e mocionit me debat, thotë se lufta ndaj krimit të organizuar është çështje që nuk bën pjesë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Më thotë se ke shkelur etikën dhe ke cënuar figurën e kryeministrit. Por kërkesa jonë nuk kërkoi debat me kryeministrin. Edi Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar. Ergys Agasi kordinator i Edi Ramës me krimin. Ju deputetët e PS përshpërisni në kafet e Kuvendit si Arben Ahmetaj.Ergys Agasi është koordinatori i posaçëm i Ramës me krimin e organizuar e nisi ta testonte në Durrës, e çoi në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë dhe pasi krijoi gjithë lidhjet me krimin e organizuar e di çfarë bëri Edi Rama njeriun e Ergys Agasit e emëroi drejtuesin e SHISH dhe kjo sot është një organizatë që i shërben krimit të organizuar, që në vend të fuqizojë me informacione parandaluese SPAK-un tenton të marrë informacione brenda SPAK-ut, që të furnizojë me informacione krimin e organizuar.

gazment bardhi seance plenare 6 qershor 2024

Sondazh

Poll