Politike

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës në këmbë te foltorja, Nikolla ndërpret seancën

Deputeti Flamur Noka dhe deputetët e tjerë të opozitës janë mbledhur te foltorja, ndërsa punonjësit e Gardës janë rreshtuar para tyre.

6 Qershor 2024, 10:27 Nga r.ll
Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës në këmbë
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla. 

Deputeti Flamur Noka dhe deputetët e tjerë të opozitës janë mbledhur te foltorja, ndërsa punonjësit e Gardës janë rreshtuar para tyre. Pas debateve, Nikolla ka lajmëruar ndërprerjen e seancës për 5 minuta. 

Shkak i debateve është rrëzimi i kërkesës së Gazment Bardhit për mocion lidhur me investigimin e Rai3 dhe mospranimi i kërkesës për të futur liderin e opozitës, Sali Berishën në Grupin e PD-së!

seance plenare 6 qershor 2024 lindita nikolla

Sondazh

Poll