Politike

Debatet në Kuvend/ Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së, kërkon rikthimin e Berishës, Nikolla refuzon kërkesën

Vendimet e Nikollës kanë shkaktuar përplasje dhe debate me tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares. 

6 Qershor 2024, 10:37 Nga r.ll

Debatet në Kuvend/ Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të

gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend ndryshimet e bëra në grupin e PD.  Bardhi ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD-së së vulës. Po ashtu ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Nikolla.

Kjo e fundit nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së, dhe po ashtu vendosi rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhit për mocion me debat për investigimin e RAI 3 për Shqipërinë. Vendimet e Nikollës kanë shkaktuar përplasje dhe debate me tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares. 

gazment bardhi seance plenare 6 qershor 2024

Sondazh

Poll