Politike

Seanca plenare/ Nikolla rrëzon kërkesën e Bardhit për mocion me debat për investigimin e Rai 3

Sot parashikohet të diskutohen 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje.

6 Qershor 2024, 10:17 Nga r.ll
Seanca plenare/ Nikolla rrëzon kërkesën e Bardhit për mocion
lindita nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për mocion me debat lidhur me investigimin e televizionit Rai3 për Shqipërinë. 

Sot parashikohet të diskutohen 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje. Gjatë ditës së sotme, në parlament pritet që të ngrihen dy Komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin. Në krye të Komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë kryetar Fatmir Xhafaj, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe. Mësohet se sa i takon Komisionit Antikorrupsion, emrat e deputetëve të opozitës janë aty për shkak të pozicionit që kanë në Komisionet Parlamentare dhe bëhen automatikisht anëtarë.

Në rend të ditës është mes të tjerash projektligji që i hap rrugën pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit. 

lindita nikolla seance plenare 6 qershor 2024

Sondazh

Poll