Tërmeti shkaktoi tragjedi, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk cakton orë
1 Dhjetor 2019, 11:20Nga DOSJA
TIRANË– Zëdhënësi i presidenti Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se ditën e nesërme mund të zhvillohet një mbledhje me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas Blushit, kreu i shtetit ka vendosur që nesër do të thërrasë një mbledhje por ende nuk është vendosur një orë për takimin.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës,“-shkruan Blushi.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vjen disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima. Mesa duket Meta do të interesohet për masat që Shqipëria mori për të prekurit dhe kapacitetet e vendit tonë.
Tërmeti i disa ditëve më parë shkaktoi 51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Ndërsa toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryepolicin Ardi Veliu dhe kreun e Emergjencave Civile, Haki Çakon pa nga afër shembjen e hotel “Mira Mare”...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas vizitës që Kryeministri Edi Rama i ...
TIRANË- Gjatë mbledhjes me qeverisë për aktivitetin sizmik në vendin tonë, zv. ministër i Infrastukturës Artan Shkreli është shprehur se në ditët në vijim ...
TIRANË- Teksa ka qenë sot prezente në mbledhjen e qeverisë për aktivitetin sizmik në vendin tonë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar...
TIRANË- Në dialogun e sotëm me Kryeministri Rama ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se në këto momente që flasim është ëbërë vlerësimi i dëmeve në...
DURRËS– Mëngjesin e sotëm, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Me disa rreshta, Sako shpjegonte në Facebook se shka...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri i ka dhënë plotësisht të drejtë kryeministrit Edi Rama sa i përket procesit të kanalizimit të fondeve të dhuruara pë...
DURRËS– Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, 6 muaj pasi u zgjodh.Me anë të një reagimi në rrjetin e saj social në ...
Politike 1 Dhjetor 2019, 07:12
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpreh se do të ngrihet një Komisionit për të informuar publikun lidhur mbi llojin e dëmit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar pension special për të gjithë të moshuarit e prekur nga tërmeti dhe bursë për 6 fëmijët e mbetur jetim në Kosovë....