Politike

Takoi fëmijët e lënduar nga tërmeti, ish-deputetja e PD-së thirrje kryeministrit: Ndal abuzimit me femijët Edi Rama

1 Dhjetor 2019, 11:06 Nga DOSJA
Takoi fëmijët e lënduar nga tërmeti, ish-deputetja e

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas vizitës që Kryeministri Edi Rama i bëri një djali në spital, i cili ishte lënduar nga tërmeti i 26 nëntorit. Pampuri në statusin e saj i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalë abuzimin me fëmijët.

Ish-deputetja e PD-së e ka parë këtë vizitë të Ramës si shfaqjen e tij të rradhës, ku sipas saj  takimi me fëmijët do të duhej të bëhej në praninë e psikologëve dhe pa kamerat.

Reagimi i Pampurit:

Ndal abuzimit me femijet Edi Rama!

Sot ne spitalin e traumes kryeministri vraponte per te takuar dy femije, te mbijetuar nga termeti e per te na ofruar nje shfaqje te turpshme. I shoqeruar nga ministrja e shendetesise e cila kishte pergatitur terrenin qe shfaqja e peshtire te kishte sukses, Edi Rama perdori dy femije te cilet pervec mbeshtetjes emocionale te profesionisteve, kurimit nga stafi mjekesor e ngrohtesise se prinderve nuk i duhej fallsiteti neverites i Edi Rames qe ka 4 dite qe vrapon nga shfaqja ne shfaqje, nderkohe qe prej kaosit qe ka krijuar per shkak te keqmenaxhimit te situates po shkakton shume vuajtje te njerezit.

Mjaft i perdore femijet Edi Rama, te gjithe kane qene ne terren, te gjithe kane takuar femije e te moshuar, te gjithe kemi perjetuar ankthin e historive te tyre, faktin qe jane te paushqyer, te pastrehe, te traumatizuar, por kemi kursyer kamerat e aparatet fotografike me ta. Cdo bisede me keta femije duhet te jete e kujdesshme, nen pranine e psikologeve, dhe absolutisht pa pranine e fotografeve apo kamerave. Ti shkele mbi kete te norme elementare njerezore. Turp te keqperdoresh femije ne kete gjendje. Qindra te tjere therrasin per strehe, dhe ushqim. Leri kamerat, lere aktrimin, merr pergjegjesi dhe ndihmo njerezit ne nevoje! Turp!

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama orjola pampuri termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama orjola pampuri termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2019, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpreh se do të ngrihet një Komisionit për të informuar publikun lidhur mbi llojin e dëmit...