Politike

Shkreli: Pasgoditjet në ditët në vijim do të jenë më të lehta, nuk ka vend për panik (VD)

1 Dhjetor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Shkreli: Pasgoditjet në ditët në vijim do të jenë

TIRANË- Gjatë mbledhjes me qeverisë për aktivitetin sizmik në vendin tonë, zv. ministër i Infrastukturës Artan Shkreli është shprehur se në ditët në vijim normalishte do të vazhdojnë lëkundjet sizmike të lehta, gjë që tregon se energjia sizmike është në rënie.

“Dëmtimet janë duket që  janë të mëdha, por ekziston rreziku që  muret  të bien, prandaj sugjerohet që njerëzit të qëndrojnë larg këtyre banesa të rrezikshme. Është njësoj si  japonezët që janë mësuar me tërmetet dhe  tashmë  muret e brendshme të banesave nuk i bëjnë me tulla dhe beton, por  me materiale të  lehta që edhe pse dëmtohen  e mund  të  krijojnë shumë  panik  nuk dëmtojnë njerëz. Grupet e eksperteve janë  në terren, të huaj dhe vendas dhe ata në  shohin si fillim vetëm nyjet e kolonave të betonit, se nëse ato kanë  probleme aty është problemi kryesor.  Nëse nuk ka probleme të tilla, dhe vlerëzsohet  nga ekspertët që një banesë është pa frikë e banueshme, banorët nuk duhet  të hezitojnë të futen në shtëpi, ashtu  sikundër  edhe në rastin e shtëpive që duhen shembur nga e para nuk duhet të shkelin  më  në atë banesë derisa  të  ngrihet një e re.”-ëshhtë shprehur zv. ministër i Infrastukturës.

Ndër të tjera Shkreli  ka thënë se nuk ka vend më për panik, pasi edhe pse ka lëkundje të vazhdueshme që prej tërmetit  të 26 nëntorit, sipas tij sizma më e lartë ka kaluar dhe nuk përbën më rrezik për njerëzit.

“Në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje më të lehta sepse energjia sizmike vjen në rënie. Në rastet që kemi gjetur ne gjatë operacioneve, kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë, poshtë krevateve, poshtë tavolinave pra nën objekte që kanë trarë. Nuk duhet qëndruar pranë mureve por në qendër. Katet e para mund të dalin menjëherë, ndërsa katet e tjera duhet të presin një pausë. Katet e larta kanë më pak propabilitet për t’u shembur. Sizma më e madhe ka kaluar. Kjo është një gjë që nuk ka vend për panik.”– ka thënë Shkreli.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan shkreli mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 artan shkreli mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2019, 07:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpreh se do të ngrihet një Komisionit për të informuar publikun lidhur mbi llojin e dëmit...