Sport

Shpërthen Mbappe: "Ata më thanë në mënyrë të dhunshme se nuk do të luaja më. Luis Enrique dhe Luis Campos më shpëtuan"

Mbappé doli në një konferencë për shtyp, më pak se 24 orë pasi konfirmoi, një herë e mirë nënshkrimin e tij me Real Madridin.

4 Qershor 2024, 18:58 Nga DOSJA
Shpërthen Mbappe: "Ata më thanë në mënyrë

FRANCE - Më pak se 24 orë, pasi u konfirmua njëherë e mirë nënshkrimi i tij për Real Madridin, Kylian Mbappé doli në një konferencë për shtyp përkrah trajnerit francez, Didier Deschamps.

Një konferencë, në të cilën ylli 25-vjeçar i Bondy, tha se ndihej "shumë i lumtur, i çliruar, i lehtësuar dhe jashtëzakonisht krenar " për bashkimin me 15 herë kampionët e Europës.

"Kam pasur momente që nuk do t'ia dëshiroja askujt"

Një ndjenjë, që dallon dukshëm me muajt e tij të fundit në Paris Saint-Germain, ku përfundoi në një luftë me presidentin  Nasser Al-Khelaïfi. “Kam pasur momente që nuk ia dëshiroj askujt, por nuk jam këtu të ankohem, nuk është natyra ime”,- tha Mbappe, i cili u kërcënua se do të mos luajë gjatë gjithë vitit.

"Më thanë, më bënë ta kuptoj. Ata ishin shumë të qartë, më folën në mënyrë të dhunshme. Isha i bindur që nuk do të luaja më. Luis Campos dhe Luis Enrique më shpëtuan. Kjo është e vërteta. Pa ta nuk do t'i isha më në fushë”,- shpjegoi Mbappe, ndaj të cilit Luis Enrique kishte gjithmonë fjalë të mira.

Tani, ylli i Bondy është i përqendruar te skuadra franceze, e cila këtë të mërkurë do të luajë kundër Luksemburgut (21:00), e para nga dy miqësoret e planifikuara para debutimit në ‘Euro 2024’, më 17 qershor kundër Austrisë ( 21:00). Ndeshja tjetër përgatitore do të përballet me ‘blutë’ ndaj Kanadasë, më datë 9 në ora 21:15.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll