Lojtari i Tottenhamit është sulmuar me spraj piperi, jashtë një hoteli me 5 yje në Kanë...
FRANCE - Shtypi anglez zbulon se Yves Bissouma, mesfushori mbrojtës i Tottenhamit, është grabitur jashtë një hoteli me pesë yje n&...
Emilio Nsue është golashënuesi më i mirë në historinë e vendit, por ai kurrë nuk u autorizua ligjërisht për të luajtur për Guinenë…
ZVICER - Është një histori qesharake... Emilio Nsue, një sulmues 34-vjeçar i lidhur aktualisht me skuadrën spanjole Intercity, është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Guinesë Ekuatoriale... por ai nuk duhet të kishte luajtur as një ndeshje zyrtare për skuadrën afrikane.
Të paktën ky është vendimi i FIFA-s, e cila pas analizimit të rastit (për herë të dytë) arriti në përfundimin se sulmuesi luajti në mënyrë të papërshtatshme për kombëtaren e atij vendi gjatë më shumë se 11 viteve të karrierës së tij ndërkombëtare.
Një karrierë në të cilën luajti 43 ndeshje dhe shënoi 22 gola. Pesë prej tyre në CAN'2023, një garë ku ai ishte edhe golashënuesi më i mirë!
Për shkak të këtij vendimi të Komitetit Disiplinor të FIFA-s, Guinea Ekuatoriale do të dënohet me humbje në dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, që luajti nëntorin e kaluar, kundër Namibisë dhe Liberisë.
Interesant është fakti se të dyja ndeshjet përfunduan 1-0 dhe u vendosën nga golat e Nsue. Një lojtar që nuk ka pasur kurrë autorizim zyrtar për të luajtur për atë vend...
Çështja është fakti se, para se të natyralizohej zyrtarisht nga vendi afrikan, Nsue luajti në turne zyrtarë për Spanjën, përkatësisht në një kampionat evropian U-21.
Gjëja më e veçantë në gjithë këtë është se sulmuesi ishte pezulluar tashmë nga FIFA në vitin 2013, pikërisht për lojën pa autorizimin e duhur dhe, thuajse si një fantazmë, u kthye në lojë për 11 vjet... derisa u ndëshkua. përsëri.
Dhe sa i përket këtyre njëmbëdhjetë viteve të aktivizimit pa autorizim, periudhë në të cilën ai luajti në turnetë kualifikuese për Botërorin 2018 dhe 2022, FIFA nuk do të vazhdojë me asnjë ndëshkim, veçanërisht sepse këto turne përfunduan duke mos rezultuar me ndonjë arritje apo kualifikim për pjesë e afrikanëve.
Meqenëse gara aktuale (kualifikimi për Kupën e Botës 2026) po vazhdon, këtu do të ketë një efekt real penaliteti i humbjes. Nsue dhe Federata e Guinesë Ekuatoriale mund ta apelojnë këtë vendim.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Shtypi anglez zbulon se Yves Bissouma, mesfushori mbrojtës i Tottenhamit, është grabitur jashtë një hoteli me pesë yje n&...
KROACI - Mateo Kovacic është një nga liderët e Kroacisë që debuton në ‘Euro2024’ kundër Spanjës m&...
Kylian Mbappé, gjatë grumbullimit të Francës SPANJE - Nënshkrimi i Kylian Mbappé me Real Madridin i njoftuar dje, ka kthy...
BELGJIKE - Kevin de Bruyne (32) vjeçar ka hedhur atë që mund të jetë një nga bombat e verës, pas nënshkrimit tash...
ANGLI - Lucas Paqueta mund të dënohet përgjithmonë në Angli, në çdo rast kjo është dëshira e shprehur n...
FRANCE - Kylian Mbappé është tashmë një lojtar i Real Madridit dhe një nga telenovelat më të mëdha në t...
SPANJE - Skuadra spanjolle u stërvit mëngjesin e sotëm në Las Rozas përpara se të nisej për në&...
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit mbikëqyrës dhe legjenda e Bajernit, ka dhënë përshtypjet e tij për trajneri...
KONGO - Vështirë se mund të jetë pare më pare, në ndonjë fushë futbollit, një episod i tillë, sa i shëmtu...
GJERMANI - Më shumë frikë sesa dëm për 50.000 tifozët e pranishëm këtë të hënë në mbrëmje ...