Sport

David Alaba do të jetë në “Euro2024”... si asistent i Rangnick

Qendërmbrojtësi i Real Madridit vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi i rëndë në gju, por do të jetë në Europianin “Gjermani 2024”

4 Qershor 2024, 17:44 Nga DOSJA
David Alaba do të jetë në “Euro2024”... si asistent i

AUSTRI - David Alaba do të jetë në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, si pjesëtar i stafit teknik të kombëtares austriake. Qendërmbrojtësi i Real Madridit i është bashkuar kampit stërvitor të skuadrës së Ralf Rangnick, e cila është vendosur në një nga grupet më të vështira: Holandë, Francë dhe Poloni.

“Sigurisht që është fatkeqësi që ai nuk është i disponueshëm për ne si lojtar, por ishte e parashikueshme. Ne pritëm deri në fund, por nuk ka kuptim ta inkorporojmë”,- ka rrëfyer trajneri për pamundësinë e të paturin të lojtarit të gaatshëm për turneun. 

Mbështetja e dobët në fushë në ‘Santiago Bernabéu’ kundër Villarrealit bëri që ai të këpuste ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë, gjë që nuk e ka lejuar atë të arrijë në kohë për të luajtur në fund të sezonit me klubin e tij ose turneun ndërkombëtar.

"Ishte dëshira e tij e shprehur të ishte atje. Nëse Real Madrid e pranon atë të shkojë,si asistent dhe kjo nuk ndikon në rehabilitimin e tij, do të doja shumë ta kisha atje. Ai është jashtëzakonisht i vlefshëm për ne për përvojën e tij, karizmën e tij. Jam i lumtur që është me të vërtetë e mundur që ai pati një bisedë personale me Carlo Ancelotti, i cili u pajtua  me këtë gjë,"- konfirmoi Rangnick për praninë e futbollistit në Gjermani. 

Klubi i bardhë i dha miratimin 'ofertës' së bërë nga federate, pasi prania e tij nuk do ta pengojë të vazhdojë procesin e rikuperimit . “Mirë se erdhe David”, ka publikuar llogaria zyrtare e skuadrës austriake me një fotografi të mbërritjes së qendërmbrojtësit në grumbullim.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll