Sport

Mbappé i bashkohet klubit 1.000 milionësh!

Klauzola e francezit do të jetë e njëjtë me atë të Vinicius, Rodrygo, Valverde apo Camavinga.

4 Qershor 2024, 15:25 Nga DOSJA
Mbappé i bashkohet klubit 1.000 milionësh!
Kylian Mbappé, gjatë grumbullimit të Francës

SPANJE - Nënshkrimi i Kylian Mbappé me Real Madridin i njoftuar dje, ka kthyer përmbys botën e futbollit. Pas vitesh persekutimi, ylli francez do të mbajë fanelën e bardhë për pesë sezonet e ardhshme, deri në vitin 2029, pasi u largua nga PSG në fund të kontratës.

Klubi madrilen përforcon skuadrën e tij tashmë të fuqishme me një nga sulmuesit më vendimtar në botë, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij më të mirë me 44 gola. Vetë lojtari ka pranuar në një mesazh se ëndrra e tij e fëmijërisë ishte të vishte fanelën e bardhë menjëherë pas njoftimit zyrtar.

Madridi prej muajsh ka përgatitur kontratën e lojtarit, shifrat e të cilit nuk dihen përtej faktit se ai do të marrë një bonus transferimi prej 100 milionë eurosh, që do të përpjesëtohet në pesë vitet që i zgjat kontrata.

Ajo që ka dalë është, se klauzola e përfundimit do të jetë 1000 milionë euro, siç sqaroi këtë të martë rrjeti Cope. Kjo është shifra që Real Madridi zakonisht u jep lojtarëve të tij më të lakmuar. 

Ky është rasti i të gjithë futbollistëve që kanë rinovuar kontratën me Real Madridin në muajt e fundit: Militao, Valverde, Camavinga, Rodrygo dhe Vinicius, kanë gjithashtu një klauzolë prej një miliardë eurosh, ashtu si Jude Bellingham, i cili u bashkua një vit më parë nga Dortmundi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll