Sport

Flick plotëson stafin e tij te Barça...

Arrihet marrëveshja me Heiko Westermann, i cili do të bëhet ndihmësi i tij i tretë, së bashku me Tapalovic dhe Sorg

4 Qershor 2024, 18:34 Nga DOSJA

Flick plotëson stafin e tij te Barça...

SPANJE - Barcelona dhe Heiko Westermann kanë arritur marrëveshje që ai të jetë pjesë e stafit teknik të Hansi Flick për dy sezonet e ardhshme. Ky ishte personi i tretë, pas Toni Tapalovic dhe Marcus Sorg që u konfirmuan.

Marrëveshja përfundimtare me Westermann u arrit fundjavën e kaluar dhe ai tashmë ka filluar të punojë së bashku me Flick për sezonin e ardhshëm.

Westermann do ta ndihmojë trajnerin e ri të Barçës kryesisht në dy fusha. Në nivel sportiv do të punojë shumë aspekti mbrojtës i ekipit, që është një nga specialitetet e tij. Flick e njeh mire Westermann, pasi e kishte takuar kur punonte për Federatën Gjermane.

Flick plotëson stafin e tij te Barça...

Ka edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm, që do ta ndihmojë dhe është gjuha. Flick ka disa kohë që studion spanjisht, por ende nuk ka nivel të mjaftueshëm për një bisedë të rrjedhshme. Westermann flet spanjisht, pasi ka kaluar një sezon te Betis, si lojtar nëntë vjet më parë. Ky rol do të jetë shumë i rëndësishëm, pasi do të komunikojë me lojtarët.

Flick është planifikuar të kthehet në Barcelonë javën e ardhshme për të filluar planifikimin e ekipit për vitin e ardhshëm. Atëhere do të shihen edhe largimet dhe inkorporimet e mundshme, megjithëse kjo çështje do të qëndrojë disi e bllokuar deri në zgjidhjen e problemeve ekonomike të subjektit. Dhe kjo, më së voni, duhet të dihet para datës 20 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll