Sport

Rummenigge: "Guardiola më tha se Kompany është një trajner emocionues"

“Nëse nuk fiton një titull me Bayernin për një vit, atëhere... tashmë edhe një vit është shumë”,- tha ish-legjenda.

4 Qershor 2024, 14:02 Nga DOSJA
Rummenigge: "Guardiola më tha se Kompany është një

GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit mbikëqyrës dhe legjenda e Bajernit, ka dhënë përshtypjet e tij për trajnerin e ri të pankinës gjermane, belgun Vincent Kompany, të cilit i kërkoi titullin, pas një sezoni pa trofe.

“I uroj shumë suksese, sepse nëse nuk fiton një titull me Bayernin për një vit atëhere…, tashmë edhe një vit është shumë”,- ishte shprehja që ish-lojtari historik i klubit bavarez ia dedikoi atij në një event në një dyqan i njohur veshjesh në Bielefeld.

Rummenigge vuri në dukje se Kompany "përfaqëson filozofinë e saktë" që ekipi gjerman duhet të ketë. “E pyeta Pep Guardiolën, i cili e kishte si lojtar për një kohë të gjatë. Ai tha se mendon se është një trajner emocionues”,- tha ai.

Drejtori i klubit bavarez konfirmoi se “nuk duhet të harrojmë se Bayern Munich luan futboll relativisht ofensiv dhe dominues”, dhe se trajneri belg “përfaqëson këtë filozofi”, përveçse konfirmoi se Max Eberl, sekretari teknik i Bayernit, është “i bindur" për nënshkrimin pavarësisht se ishte "një trajner relativisht i ri me pak përvojë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll