Sport

Alarmi i rremë dhe çaste paniku te tifozët, pas ndeshjes Gjermani - Ukrainë…

Pas ndeshjes Gjermani-Ukrainë të hënën u rregjistrua nga një alarm nga autoritetet, pas pranisë së një pakete të dyshimtë jashtë stadiumit.

4 Qershor 2024, 13:00 Nga DOSJA
Alarmi i rremë dhe çaste paniku te tifozët, pas ndeshjes

GJERMANI - Më shumë frikë sesa dëm për 50.000 tifozët e pranishëm këtë të hënë në mbrëmje në Max-Morlock-Stadion të Nurembergut.

Ndërsa ndeshja e parë përgatitore e Gjermanisë kundër Ukrainës për “Euro2024” sapo kishte përfunduar në barazim (0-0), një njoftim nga autoritetet, përmes mikrofonit, krijoi një moment ankthi mes tifozëve: atyre iu kërkua të qëndronin brenda stadiumit për shkak të një problemi të mundshëm.

Situata ishte e rrezikshme jashtë rrethimit. Sipas mediave gjermane, shkak i këtij alarmi ka qenë prania e një pakoje të dyshimtë. Pas rreth dhjetë minutash, kërcënimi më në fund u shmang dhe publiku u ftua të shkonte në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Qershor 2024, 08:30

Reagimi i parë i Mbappe si madrilèn…

FRANCE - Pas muajsh pritjeje (vite nëse jeni tifoz i Madridit), marrëveshja tashmë është përfunduar zyrtarisht! Kylian Mbapp&eacu...