Politike

1 Dhjetor 2019, 07:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpreh se do të ngrihet një Komisionit për të informuar publikun lidhur mbi llojin e dëmit që ata kanë pësuar në banesat e tyre.

Në këtë mënyrë, sipas kreut të shtetit, të gjithë do të mund të dallojnë një dëm sipërfaqësor nga një godinë e rrezikuar. 

“Unë i kam kërkuar të gjithëve dje dhe pastaj keni nisur punën për të nisur sa më shpejtë një konferencë informimi publik që të ekspozojnë fotografi, fakte nga realitet i punës së tyre. Të japin sa më shumë shpjegime teknike që njerëzit të bëjnë dallimin mes godinave të krisura dhe ato të rrezikuara. Pamja e jashtme nuk është tregues i një situate të frikshme. Pres me ankth të shoh se sa janë godinat e rrezikuara. Me këtë nivel pasigurish duhen patjetër katër sy, dy shqiptarë dhe të huaj. Të marrim masa për sallën dhe lajmërimet, pjesëmarrjen në kuptimin e pranisë të të gjithë personave që janë përfaqësues të pushteteve vendore. Sot mblidhet komiteti i rindërtimit.

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019 edi rama mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2019, 06:20

TIRANË– Thuajse një javë nga tërmetit i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish kabinetin e qeverisë për herën e katërt radhazi. Kryeministri...

Politike 30 Nëntor 2019, 20:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori.Në takimin që zhvillo...