Politike

Rama: Fondi prej 1 mln lekësh aktivizohet sot, brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia! (VD)

1 Dhjetor 2019, 07:11 Nga DOSJA
Rama: Fondi prej 1 mln lekësh aktivizohet sot, brenda mesit të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar pension special për të gjithë të moshuarit e prekur nga tërmeti dhe bursë për 6 fëmijët e mbetur jetim në Kosovë. Të miturit humbën prindërit e tyre në rrënojat e një hoteli në Durrës, ku dy vëllezërit nga Gjilani kishin ardhur për të punuar. 

Gjithashtu kreu i qeverisë ka bërë me dije se brenda muajit dhjetor të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë vendosur nëpër banesa. 

“Familjeve të vetmuara, të Thumanës ju duhen vetëm opsione, nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty ose të vijnë në Tiranë. Për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia. Kështu me familjet në Durrës dhe kështu me familjen në Tiranë. Fondi prej 1 mln lekësh duhet të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar, ndërkohë që fëmijët duhet të marrin bursën që do ta kenë deri në fund të shkollimit të tyre. Ndërkohë që për pensionistët, do të marrin atë të posaçmin bashkë me muajin nëntor.”

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019 edi rama mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2019, 06:20

TIRANË– Thuajse një javë nga tërmetit i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish kabinetin e qeverisë për herën e katërt radhazi. Kryeministri...

Politike 30 Nëntor 2019, 20:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori.Në takimin që zhvillo...