Politike

"Bashkia, simbol i korrupsionit", Tedi Blushi: Veliaj nuk mund të “lajë duart” me vetëm një dorëheqje, do të japë llogari qytetarëve

4 Qershor 2024, 11:50 Nga r.ll
"Bashkia, simbol i korrupsionit", Tedi Blushi: Veliaj nuk mund të
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, ka mbajtur fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se protestojnë për dinjitetin njerëzor e të drejtat e liritë e qytetarëve.

Ai shtoi se kryebashkiaku Erion Veliaj, nuk mund të “lajë duart” me vetëm një dorëheqje, por duhet të japë llogari para drejtësisë.

“Bashkia, vend krimi të shndërruar në simbol korrupsionit. Kjo është protesta e 10 në radhë për dinjitetin njerëzor. Sot protestojmë për të drejtat e liritë që shkelen. Protestojmë kundër kësaj vemje fytyra e të cilit është mbushur nga pështymat e qytetarëve. Kryeplehra do ta japë llogarinë në Sharrë. Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij. Do të japë llogari para drejtësisë pavarësisht se fshihet në skuta. RAI3 tha se ai përdor taksat për tu pasuruar”, tha ai.

tedi blushi protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll