Politike

Rikthimi në shkolla, Rama: Mësimi të kalojë në plan të dytë, kemi kohë të rikuperojmë orët e humbura (VD)

1 Dhjetor 2019, 07:07 Nga DOSJA
Rikthimi në shkolla, Rama: Mësimi të kalojë në plan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i kërkoi ministres së Arsimit, Besa Shahinit që të takojë mësues për t’i udhëzuar në mënyrën se si duhet të zhvillohet mësimi.

Sipas Ramës, mësimi në shkolla duhet të kalojë në plan të dytë, për t’i lënë vend bisedave dhe lojërave që ndihmojnë anën psikologjike të fëmijëve.

“Mendoj që është e domosdoshme që të kontaktojmë me sa më shumë grupe mësuesish për të kërkuar që në ditët e para të rikthimit në shkollë fokusi të jetë në lehtësimin e kësaj barre. Të ketë altërnim me komunikimin dhe mësimdhënien. Mësimi duhet të kalojë në plan të dytë. Të lehtësohen psikologjikisht fëmijët. Do të kemi kohë që të rikuperojmë orët e mësimit. Çdo klasë me nxënës në zonat e prekura kanë nevojë për këtë asistencë,”-shprehet kryeministri. 

Në vend, mësimi është pezulluar deri në kontrollimin e të gjitha institucioneve mësimore për dëme pas lëkundejve të tërmetit. 

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019 pezullohet mesimi tragjedia e 26 nentorit 2019 besa shahini mbledhje qeverie 1 dhjetor 2019 pezullohet mesimi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2019, 06:20

TIRANË– Thuajse një javë nga tërmetit i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish kabinetin e qeverisë për herën e katërt radhazi. Kryeministri...

Politike 30 Nëntor 2019, 20:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori.Në takimin që zhvillo...